Drita ngec në udhëtim ndaj Feronikelit ’74, Prishtina merr tri pikë ndaj Malishevës

Drita ngec në udhëtim ndaj Feronikelit ’74, Prishtina merr tri pikë ndaj Malishevës

Kanë përfunduar dy ndeshjet e javës së nëntë në Superligën e Kosovës, shkruan Enigma.

Drita ka luajtur baras me rezultat 0-0 në udhëtim ndaj Feronikelit ’74, teksa Prishtina me rikthim rezultati fitoi tri pikë në udhëtim ndaj Malishevës.

Pas javës së nëntë, Prishtina kalon në pozitën e dytë në tabelë me 16 pikë të grumbulluara por me një ndeshje më pak të luajtur, ndërkohë Malisheva ende mban pozitën e parë në tabelë me 17 sosh, të paktën deri pas përfundimit të të gjitha ndeshjeve.

Drita mban pozitën e pestë në tabelë me 14 pikë të grumbulluara, ndërsa Feronikeli ’74 vazhdon në fund të tabelës me dy pikë.

Related Articles