Drita është skuadra e vetme shqiptare që ka mbetur ende në arenën ndërkombëtare.
Gjilanasit janë në Play-Off të Ligës së Konferencës dhe sonte do ta zhvillojnë ndeshjen e parë, pasi luajnë në udhëtim te Legia Varshava në Poloni.
Legia pret Dritën para 31 mijë tifozëve në stadiumin Wojska Polskiego në kryeqytetin polak Varshavë.
Sfida mes Legias dhe Dritës do të filloj nga ora 18:00 derisa dy skuadrat tanimë kanë zhvilluar përgatitjet e fundit.
Vendasit llogariten favorit të mëdhenj në letër për ta fituar ndeshjen dhe për të kaluar tutje, derisa gjilanasit kanë për objektiv të shkaktojnë befasi në ndeshjen e parë.
Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani nuk ka asnjë mungesë në skuadër dhe synon që të shkaktojë befasi në këtë duel që fillon nga ora 18:00.