Drita përballë Shelbourne në Irlandë, synohet fitorja e parë në Ligën e Konferencës

Drita përballë Shelbourne në Irlandë, synohet fitorja e parë në Ligën e Konferencës

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita, do të vazhdojë me ndeshjet evropiane dhe sot do të zhvillojë përballjen e radhës.

Skuadra kosovare udhëton drejt Republikës së Irlandës, ku përballë do ta ketë ekipin Shelbourne.

Dueli mes Shelbourne dhe Dritës zhvillohet në stadiumin Tallaght në kryeqytetin irlandez, Dublin, me fillim nga ora 21:00.

Si vendasit, ashtu edhe mysafirët, synojnë të marrin fitoren e parë në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Pas dy ndeshjeve, Shelbourne ka vetëm një pikë, ndërsa Drita ka regjistruar dy barazime.

Skuadra e Dritës do të luajë me mungesa të rëndësishme, kryesisht në repartin e sulmit, ku do të duhet të bëjë pa Arb Manajn, Blerim Krasniqin, Veton Tushën dhe Liridon Balajn.

Related Articles