Skuadra gjilanase Drita ka njoftuar për transferimin e radhës, me sulmuesin Veton Tusha që ka rënë dakord t’i bashkangjitet klubit për tre vitet e ardhshme, deri në qershor të vitit 2027, njofton Gazeta Enigma.
“Kemi knaqësin të ju njoftojmë me lojtarin tonë më të ri, sulmuesin Veton Tusha i cili është ardhja jonë e radhës e këtij afati kalimtarë nga Dinamo City”, thuhet në njoftimin e Dritës.
Tusha është pjesë e kombëtares së Kosovës në U-21.
Klubi tha se Tusha do të jetë një forcë shtesë në repartin ofanziv për trajnerin Zekirija Ramadani. /Gazeta Enigma