Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qytetit

Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qytetit

Xhiro e 18-të apo e fundit për stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës do të përfundojë sot me dy ndeshjet e fundit.

Janë dy ndeshje shumë interesante që zhvillohen në Gjilan dhe Suharekë.

Lideri aktual i kampionatit, Drita pret skuadrën e fundit në tabelë Feronikelin ’74.

Vendasit kërkojnë të rikthehen te fitorja për të mbajtur distancën në kreun e renditjes, derisa mysafirët synojnë një tjetër befasi.

Në stadiumin e qytetit në Suharekë luhet derbi lokal mes FC Suharekës dhe Ballkanit.

Pritet një sfidë shumë interesante ku dy skuadrat kërkojnë vetëm fitoren.

Të dyja sfidat e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00.

 

Related Articles