Drita do të përballet me Malishevën në kuadër të xhiros së 18-të në elitën e futbollit kosovar.
Është një përballje e dy skuadrave që po kalojnë formë të mirë dhe kanë marrë nga dy fitore në dy sfidat e fundit.
Drita kërkon pikët e plota për t’iu afruar edhe më shumë në renditje liderit aktual Ballkanit.
Në anën tjetër Malisheva synon që të shkaktojë befasi në Gjilan.
Formacionet zyrtare:
Drita: Smakiqi, Be. Krasniqi, Broja, Vitija, Thaqi, Jashari, Dabiqaj, Baftiu, Ajzeraj, Selmani, Bl.Krasniqi.
Malisheva: Ozdogan,Pira, Kryeziu, Vitija, Veliu, Brruti, Xhylani, Ferati, Mathieu, Aliu, Hazrollaj.