Sot nis java e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja e vetme e paraparë për ditën e sotme do të zhvillohet në Gjilan, ku kampionia në fuqi, Drita e pret Prishtinën e Re me fillim nga ora 13:00.
Aktualisht gjilanasit renditen në vendin e dytë me 39 pikë, po aq sa ka edhe kryesuesi FC Ballkani.
Në anën tjetër, pas disa rezultateve pozitive së fundmi, skuadra e Prishtinës së Re ndodhet në vendin e parafundit në tabelë me 22 pikë.
