Drita sërish lidere në Superligë, pas fitores ndaj Malishevës

Drita sërish lidere në Superligë, pas fitores ndaj Malishevës

Drita ka shënuar fitore tepër të madhe në shtëpi ndaj Malishevës, për t’u kthyer si lider në Superligën e Kosovës.

“Intelektualët” triumfuan me rezultat 2-0, sfidë që doli të jetë tepër e baraspeshuar.

Ishte Blerton Sheji që e zhbllokoi epërsinë me një gol të bukur me kokë (32’).

Drita pastaj e mbajti plotësisht posedimin, derisa Malisheva gjithashtu rrezikoi disa herë përmes kundërsulmeve.

Megjithatë, qetësinë tifozëve dhe njëkohësisht për fitoren e Dritës u përkujdes Kristal Abazaj, i cili realizoi pasi dribloi dy lojtarë të Malishevës (65’).

Me këtë fitore, Drita rikthehet si lider me 51 pikë, tre mbi Ballkanin derisa Malisheva zë pozitën e pestë me 40 sosh.

Related Articles