Drita shndritë ndaj Prishtinës, dy gola në frymën e fundit në Ferizaj

Drita shndritë ndaj Prishtinës, dy gola në frymën e fundit në Ferizaj

Drita ka fituar me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Prishtinës në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Zekirja Ramadanit është kthyer të fitorja pas tri barazimeve radhazi, duke mposhtur Prishtinën, e cila merr edhe humbjen e dytë me radhë.

Pjesa e parë u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve të krijuara arritën të shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 22-të me anë të Besnik Krasniqit, i cili shënoi nga një penallti e diskutueshme për 1-0, ndërsa Albert Dabiqaj shënoi dy minuta më vonë për epërsinë 2-0.

Në pjesën e dytë, Prishtina luajti si e barabartë, por pa arritur të bëjë më shumë në kërkim të rikthimit të rezultatit dhe në fund ishin vetëm vendasit që shënuan përsëri.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 88-të me anë të Albert Dabiqajt, i cili shënoi nga afërsia për 3-0 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Drita e sheh veten në pozitën e dytë me 18 pikë, ndërsa Prishtina renditet e pesta me 16 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, gjilanasit luajnë në udhëtim te Suhareka, teksa prishtinasit e presin Ferizajn.

Skuadra e Malishevës dhe Ferizaj kanë ndarë pikët në javën e 11-të në Superligën e Kosovës.

Rezultati i ndeshjes ishte 1:1 dhe krejt kjo fal golit nga penalltia nga Albion Kurtaj.

Malisheva shënoi golin e parë në këtë sfidë në minutat e fundit të ndeshjes me anë të Drilon Hazrollaj.

Por goli i barazimit erdhi në fundin e takimit dhe kështu dy skuadrat ndajnë pikët.

Related Articles