Drita sonte synon kualifikimin historik në Conference League

Drita sonte synon kualifikimin historik në Conference League

Drita është mysafire e Differdange në ndeshjen kthyese të fazës ‘play-off’ të Conference League dhe është afër të shkruaj historinë duke u kualifikuar për herë të parë në grupe të një gare evropiane.

“Intelektualët” janë gati për aktin e dytë ndaj klubit nga Luksemburgu, pasi do të luajnë në “Stade Municipal de la Ville de Differdange” nga ora 20:00.

Ekipi i Zekirija Ramadanit është gati për këtë takim të madh dhe synon ta ruaj avantazhin prej 2-1 nga ndeshja e parë e zhvilluar në Prishtinë.

Drita synon fitoren e radhës ose më së paku një barazim për të siguruar kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës për herë të parë në histori të klubit.

Në rast kualifikimi, Drita do të bëhej klubi i dytë kosovar që arrin një gjë të tillë, pasi më parë Ballkani kishte luajtur dy herë në grupet e Conference League.

Related Articles