Drita dhe Dukagjini kanë publikuar formacionet zyrtare në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Gjilanasit janë nikoqir të klinasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Gjilan, me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Zekirija Ramadanit vjen nga një seri prej katër fitoreve radhazi dhe synon të pestën për të rritur diferencën me ndjekësit.
Në anën tjetër, ekipi i Ismet Munishit ka pësuar dy humbje në dy ndeshjet e fundit dhe objektiv të vetëm ka rezultatin pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.
Trajnerët e të dyja ekipeve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Drita: Maloku; Be.Krasniqi, Bejtullai, Ovouka, Sheji; Broja, Ibrahim; Ajzeraj, Bl.Krasniqi, Zulfiji; Manaj;
Dukagjini: Muhaxhiri; Basri, Syla, Bardhoku; Pllana, Xhemajli, Pefqeli, Neziri; Elezaj, Berisha, Mërlaku;