Superliga e Kosovës në futboll nuk humbet kohë dhe kësisoj ndeshjet e xhiros së 24-të do luhen në mesjavë.
Në kuadër të kësaj xhiroje, padyshim se vëmendja kryesore pritet të jetë në derbin e zjarrtë mes Dritës dhe Gjilanit, shkruan Gazeta Enigma.
Rivalët lokal këtë sfidë do e luajnë ditën e enjte me fillim nga ora 13:00 në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.
Tashmë faqja zyrtare e Dritës veçse ka filluar të “tallet” me skuadrën e Gjilanit, konkretisht me logon e “kuqebardhëve”.
Në njoftimin e derbit të publikuar nga FC Drita shihet që nuk e kanë publikuar logon zyrtare të Gjilanit.
Megjithatë, kontradiktë në këtë postim është që në logo e kanë vënë emrin KF Gjilani, kurse në dizajn e kanë të shkruar SC Gjilani.
Kujtojmë që SC Gjilani aktualisht renditet në vendin e dytë me 46 pikë të mbledhura, kurse Drita zë vendin e tretë me pesë pikë më pak se rivalët lokal.
/GAZETA ENIGMA/