Drita ‘thumbon’ sërish, Gjilani kundërpërgjigjet me profesionalizëm (Foto)

Drita ‘thumbon’ sërish, Gjilani kundërpërgjigjet me profesionalizëm (Foto)

Të dielën zhvillohet njëri ndër derbit më të mëdhenj në futbollin kosovar, pasi që përballë vetës do të jenë dy rivalët e përbetuar, Drita dhe Gjilani, shkruan Gazeta “Enigma”.

Pavarësisht se kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, përplasjet veçse kanë filluar.

Ishte Klubi Futbollistik “Drita” që përmes llogarive në rrjetet sociale, ka publikuar logon jo zyrtare të klubit të Gjilanit, madje duke mos i’u afruar logos së vërtetë origjinale.

Ndryshe kanë vepruar gjilanasit, të cilët kanë raportuar si zakonisht me shumë profesionalizëm dhe pa as edhe një tendencë të vetme.

Kujtojmë që klubi i Gjilanit është shembull në rrespektimin e kundërshtarëve dhe jo vetëm, tani e një kohë, teksa është vlerësuar lartë edhe nga njohësit e futbollit kosovar.

Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Gjilanit zhvillohet nga ora 13.00.

/Gazeta Enigma/

Related Articles