Skuadra e Dritës ka njoftuar se ka transferuar qendërmbrojtësin kolumbian Juan Camilo Mesa, raporton Gazeta Enigma.
Juan Camilo Mesa luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe vie nga skuadra shqiptare, Dinamo City.
Kujtojmë që Camilo Mesa vjen të Drita si zëvendësues i qendërmbrojtësit, Hajdin Salihu i cili u largua në drejtim të futbollit ukrainas.
Te Drita pritet të ketë edhe ardhje të reja pasi është larguar edhe mesfushori Muharrem Jashari.