Drita vazhdon e para në tabelë pas fitores ndaj Suharekës

Drita vazhdon e para në tabelë pas fitores ndaj Suharekës

Skuadra nga Gjilani, Drita, e ka mposhtur me Suharekën me rezultat 2-1, në ndeshjen e zhvilluar sot në Suharekës,  në kuadër të Superligës.

Fillimisht, në epërsi dolën mysafirët, me golin e Rron Brojës në minutën 21.

Më pas, vendasit barazuan rezultatin në pjesë të parë, me golin e Eneid Kodrës.

Në pjesë të dytë, Drita doli sërish në epërsi, ku realizator ishte ukrainasi Denys Kostyshyn.

Me këtë fitore, Drita vazhdon si lider në tabelën e Superligës, me 66 [ikë, ndërsa Suhareka është në pozitën e 9-të, me 33 pikë. /Gazeta Enigma

Related Articles