Ka përfunduar pjesa e parë mes Dritës dhe Viktoria Plzen, ndeshje e vlefshme për rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.
45 minutëshi i parë u mbyll me rezultatin 0-0.
Drita ka bërë një paraqitje të mirë duke mos i lenë shumë hapësira Viktoria Plzenit.
Vlen të theksohet se shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri” pothuajse kanë qenë të mbushur.