Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar përsëritjen e votimeve në mërgatë.
Ai këtë kërkesë e ka si në votat me postë, si në ato nëpër konsulata dhe ambasada.
“Procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike dhe rezultati i votave të mërgatës që kanë votuar përmes postës, kanë nxjerrë në sipërfaqe skema të organizuara për manipulim masiv të votave brenda subjekteve politike”, shkroi Selmanaj.
“Rinumërimi i votave në gjithë Kosovën dhe përsëritja e votimit të mërgatës, si në përfaqësitë diplomatike ashtu edhe votimi përmes postës, është e vetmja mënyrë që rikthen besimin e të gjithëve për këtë proces elektoral”, shkroi ai.
Postimi i plotë i tij: