39-vjeçari K. R nga Kaçaniku vdiq të martën pas lëndimeve që mori kur ishte duke prerë dru në fshatin Burincë të komunës së Gjilanit.
Rruga deri te vendi i ngjarjes ishte e vështirë për ekipet policore e ato mjekësore, andaj bartja e tyre deri atje u dashtë të bëhet me traktor.
Megjithatë, këta tentuan ta kthejnë në jetë të ndjerin, ashtu si edhe personat që ishin me të, të cilët e bartën disa metra nga vendi ku ndodhi ngjarja.
Shoqëruesit që ishin me viktimën edhe do të intervistohen nga policia të cilët po merren me rastin.
Trupi i viktimës, me urdhër të prokurorit u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Derisa në këtë ngjarje lëndime pësoi edhe një person tjetër i cili mori tretman mjekësor, por pa rrezik për jetë.