Dukagjini dhe Llapi përballen sot në ndeshjen e fundit të xhiros së 27-të

Dukagjini dhe Llapi përballen sot në ndeshjen e fundit të xhiros së 27-të

Këtë të diel Dukagjini dhe Llapi do të përballen në xhiron e 27-të të Albi Mall Superligës e cila do të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, raporton Gazeta “Enigma”.

Kjo është ndeshja e vetme e ditës dhe e fundit për këtë xhiro. Të dy skuadrat janë në kërkim të pikëve të rëndësishme për të shmangur rënien, pasi gjenden në pozita të vështira në renditje.

Dukagjini kërkon rikthimin te fitoret pas dy ndeshjeve pa triumf, ndërsa një fitore mund t’i ngjiste në vendin e pestë.

Ndërkohë, Llapi nuk mund të përballojë një humbje, pasi një dështim i mundshëm do t’i lë ata pas skuadrave rivale në luftën për mbijetesë.

Ndeshja mes Dukagjinit dhe Llapit do të nisë në orën 15:00. /Gazeta Enigma/

Related Articles