Dukagjini ka arritur fitore të madhe ndaj Dritës me rezultat minimal 1-0.
Ka qenë një ndeshje shumë e fortë ku dy skuadrat kërkonin fitoren pasi vinin nga dy rezultate negative.
Gjithsesi pjesa e parë nuk solli gola duke përfunduar baras 0-0 me dy skuadrat që kishin disa raste shënimi.
E pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit, kur Raddy Ovouka i mysafirëve shkaktoi penallti.
Ishte minuta e 58-të e ndeshjes kur mesfushori i vendasve Blerind Morina realizoi nga penalltia për 1-0.
Drita e gjitha ishte në sulm, duke kërkuar golin e barazimit.
Gjilanasit e arritën atë në minutën e 91-të me Albin Prapashticën, por që u anulua shkaku i lojës me dorë nga Blerim Krasniqi gjatë aksionit.
Deri në fund gola më nuk pati dhe Dukagjini mori tre pikë të mëdha.
Me këtë fitore klinasit ngritën në pozitën e pestë në tabelë me 17 pikë, derisa Drita mbetet e dyta me 22 sosh.
Ndeshjen e ardhshme Dukagjini e zhvillon në udhëtim te Ballkani, derisa Drita pret Fushë Kosovën.