Klasikja e futbollit kosovar Prishtina – Drita, publikohen formacionet zyrtare

Klasikja e futbollit kosovar Prishtina – Drita, publikohen formacionet zyrtare

Prishtina dhe Drita janë dy skuadrat me rivalitetin më të madh në futbollin kosovar ndër vite.

Dy ekipet bardhekaltër do të përballen sot me fillim nga ora 13:30 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.

Fitorja vlen shumë si për vendasit ashtu edhe për mysafirët për të vazhduar të mbetën në garë fuqishëm për titullin e kampionit.

Kjo ndeshje njëherit vlerësohet edhe si klasikja e futbollit kosovar, pasi përballë njëra tjetrës janë dy ekipe me traditë të madhe dhe me tifozë të shumtë.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë të rëndësishme.

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Halimi, B.Krasniqi, Atanda, Bekteshi, Mici, Abazi, Boshnjaku, Karabeci, Mankenda, John, Kryeziu

Drita: Maloku, Limani, Cuculi, Balde, Bardhoku, Broja, Namani, Jashari, Muja, Ajzeraj, Simonovski./Gazeta Enigma/

Related Articles