Dukagjini e ka mposhtur Malishevën me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 9-të në BKT Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Klina filloi mjaft mirë takimin, duke pasur iniciativën për gol, derisa në minutën e shtatë Mërlaku lëshoi një mundi të qind për qind për gol.
Në minutën e 11-të, u dha karton i kuq për Ardian Hotin, pasi pengoi Mërlakun të dilte ballë për ballë më portierin.
Portieri Gashi i Malishevës ishte në krye të detyrës duke bërë disa pritje fantastike të Januzit dhe më pas të Ahmetit.
Mysafirët më pas rrezikuan përmes Hysenit, por topi u devijua nga mbrojtja kundërshtare në minutën e 44-të.
Në 45 minutat e dytë, Dukagjini ishte më kërkues dhe arriti të shënonte dy gola.
Ishte minuta e 69-të kur skuadra nga Klina kaloi në epërsi me anë të Shabanit, që shënoi me kokë nga një asistim i Shalës.
Deri në fund, Dukagjini arriti të shënonte edhe golin e dytë përmes Granit Elezajt, për të marrë tri pikë në kuadër të javës së nëntë.
Pas kësaj xhiroje, Dukagjini është ngritur në vendin e tetë me nëntë pikë, ndërsa Malisheva është në të gjashtin me 12 sosh.