Dukagjini është rikthyer te fitoret në BKT Superligë, pasi ka mposhtur me rezultat minimal 1-0 Feronikelin.
Për klinasit ka qenë një ndeshje shumë e vështirë, teksa 45 minutat e para përfunduan pa gola, përkundër rasteve të mira që patën dy skuadrat.
Edhe në pjesën e dytë vendasit dominuan në fushë, derisa golin e gjetën 14 minuta para fundit të ndeshjes.
Mesfushori ferizajas, Bujar Shabani lëshoi një projektil nga distanca duke realizuar për 1-0.
Deri në fund, përkundër insistimit të mysafirëve gola më nuk pati dhe tri pikët i takuan Dukagjinit.
Ekipi i Armend Dallkut tani ngritët në vendin e tetë në tabelë me 14 pikë, derisa Feronikeli që pësoi humbjen e pestë radhazi mbetet në vendin e fundit me vetëm 10 pikë.
Ndeshjen e radhës Dukagjini do ta zhvilloj në kryeqytet, ku në stadiumin Fadil Vokrri përballet me Prishtinën.
Ndërkohë Feronikeli në kuadër të xhiros së 14-të e pret Malishevën.