Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e 14 gushtit të Qeverisë, ka bërë të ditur se do të ndahen miliona euro për shëndetësi, arsim si dhe ndërmarrjen publike “Trepça”, raporton Gazeta Enigma.
Kurti theksoi se ka shumë puntorë mbi tokë për xehet e nxjerra nga nëntoka.
“4 milionë euro dedikuar mështetje për Trepçën në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale, ku ndërmarrja nuk ka arritur t;i sigurojë pagat nga xehja e nxjerrë. Duket se ka shumë puntorë mbi tokë, për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”, deklaroi shefi i Qeverisë./GazetaEnigma/