Dumoshi: Për shkak të Qeverisë Kurti 1 djali im nuk do të kthehet më në Kosovë

Dumoshi: Për shkak të Qeverisë Kurti 1 djali im nuk do të kthehet më në Kosovë

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, ka treguar se si djali i saj (Rroni Dumoshi), i cili kishte punuar në Ambasadën e Republikës Kosovës në Washington është dashur të japë dorëheqje nga puna, sepse ishte atakuar nga Qeveria Kurti 1, pas prishjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me të cilën kishin qenë në bashkëqeverisje.



Ajo ka thënë se kjo nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së kualifikimeve, sepse siç thotë ajo, “Rroni ka përfunduar masterin për inteligjencë në Universitetin ‘Georgetown’ në Washington”.

Dumoshi ka thënë se djemtë e saj nuk kthehen më në Kosovë.

Ndërkaq, ajo për familjen e saj, ka thënë se ishte një familje atdhetare, ku kishte luftuar që të hapej Universiteti, dhe kishte mbrojtur flamurin kombëtar, dhe gjuha shqipe.

Ajo ka theksuar se fëmijët e saj, i ka rritur me të njëjtën frymë patriotike që e kishin rritur atë familja e saj, ndërsa djemtë e saj gjithmonë kanë pasur qëllim që të kontribuojnë në Kosovë.

Related Articles