Durmishi: Po sulmohemi sepse dikujt po i pengon puna jonë e mirë

Durmishi: Po sulmohemi sepse dikujt po i pengon puna jonë e mirë

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një postimi ka regauar duke thënë se po sulmohet parashtur në mënyrë tendecioze.



Ai tutje shkruan se po sulmohen pasi që dikujt po i pengon se puna që ata po e bëjnë është e mirë.

Postimi i plotë:

Reagim ndaj lajmeve në disa portale dhe debateve në disa studio televizive

Po sulmohemi pareshtur, nga disa në mënyrë tendencioze e nga disa sepse nuk i kanë informacionet e sakta. Po sulmohemi sepse dikujt po i pengon puna jonë e mirë.

Rreth të ashtuquajturëve tendera një burimor apo përmes procedurës së negociuar sqaroj opinionin publik si në vijim:

Që nga data 22 mars e deri më sot, në ministrinë tonë është nënshkruar vetëm një kontratë përmes procedurës së negocimit dhe atë ka të bëjë projektin e zgjatjes së pistës së aeroportit. Kjo është kontratë me kompaninë mbikqyrëse për këtë projekt tepër të rëndësishëm për ne. Projekti ka rifilluar pasi që ishte ndërprerë para 1 vit e gjysmë për shkak të pandemisë. Kompanisë mbikqyrëse ndërkombëtare i kishte skaduar kontrata të cilën e kishte me afat kohor për 18 muaj, prandaj duhej kontratë e re me të njëjtën për të ruajtur vazhdimësinë e projektit.

Të gjitha kontratat tjera janë aneks kontrata për punë shtesë e që janë 19 e jo 28 si thuhet në portale e studio televizive. Të gjitha këto aneks kontrata për punë shtesë ishin aprovuar nga menaxhmenti i kaluar gjatë vitit 2019 dhe 2020. Pas nënshkrimit të këtyre aneks kontratave kanë filluar punimet në të gjitha këto projekte që ishin bllokuar për dy vite. Gjithçka që kemi bërë e kemi bërë në përputhje me ligjin dhe në shërbim të qytetarëve.

E ata që e kanë sjellur vendin tonë në këtë gjendje të vështirë kanë arsye që të shqetësohen e frikësohen. Kurse ne ecim përpara duke kryer detyrat tona.

Related Articles