Zyrtare: Arsenali kompleton transferimin e Ben White

Zyrtare: Arsenali kompleton transferimin e Ben White

Ka marrë fund saga e Ben White, me mbrojtësin anglez që e ka kompletuar transferimin te Arsenali.

Mbrojtësi i ri anglez ka shkëlqyer dy vitet e fundit me Brightonin dhe tanimë është bërë pjesë e skuadrës londineze.

Topçinjtë kanë fituar garën me skuadrat tjera angleze për White, duke paguar 50 milionë euro te Brightoni.

I lumtur me transferimin e lojtarit është shfaqur edhe trajneri spanjoll Mikel Arteta.

“Ben White ka qenë objektivi kryesor për ne dhe është shumë mirë që kemi kompletuar transferimin e tij”.

“Ben është edukuar në dy klube shumë të mira si Brighton dhe Leeds në dy sezonet e fundit. Ai ka treguar me të dy klubet se çfarë talenti është”, ka deklaruar Mikel Arteta.

White kësisoj bëhet njëri nga lojtarët më të shtrenjtë në histori të Topçinjve. 

Related Articles