“Duroni pak”, mesazhi i Jonathan David për të gjithë kritikët e Zhegrovës

“Duroni pak”, mesazhi i Jonathan David për të gjithë kritikët e Zhegrovës

Sulmuesi i Juventusit, Jonathan David, ka dalë në mbrojtje të ish-bashkëlojtarit të tij Edon Zhegrova, duke theksuar se ylli kosovar ende nuk ka treguar potencialin e tij të plotë për shkak të problemeve fizike.

Në një intervistë për La Repubblica, David foli fillimisht për periudhën e adaptimit te Juventusi, duke kërkuar durim, por vëmendje të veçantë i kushtoi edhe Zhegrovës, me të cilin ka ndarë dhomat e zhveshjes te Lille.

“Zhegrova ka pasur shumë probleme fizike. Ende nuk e keni parë atë që ai është i aftë të bëjë,” u shpreh David.

Sulmuesi kanadez kujtoi gjithashtu kohën e tij në Francë, duke nënvizuar se adaptimi në një kampionat të ri nuk është i lehtë, por se me kohë gjithçka vjen natyrshëm. Ai theksoi se edhe te Lille pati vështirësi në fillim, por më pas arriti të shënojë rregullisht nga 20 gola për sezon.

David dhe Zhegrova ishin jo vetëm bashkëlojtarë te Lille, por edhe miq të ngushtë jashtë fushës. Dyshja krijoi një lidhje të fortë në fushë, ku shumë nga golat e Lille erdhën pikërisht nga kombinimet mes kreativitetit të Zhegrovës dhe instinktit golashënues të Davidit.

Deklaratat e Davidit shihen si një mbështetje e fortë për Zhegrovën, duke rritur pritshmëritë që, sapo të jetë plotësisht i gatshëm fizikisht, anësori kosovar të shpërthejë dhe të tregojë nivelin e tij të vërtetë. 

Related Articles