Malishevë: Dy djemtë e xhaxhait ushtrojnë dhunë mbi 26-vjeçaren

Malishevë: Dy djemtë e xhaxhait ushtrojnë dhunë mbi 26-vjeçaren

Një rast i dhunës në familje dyshohet të ketë ndodhur në Malishevë, ku njoftohet se prokuroria ka nisur hetimet.

Mësohet se brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktimë në këtë rast është një vajzë 26-vjeçare e cila jeton në bashkësi familjare me xhaxhain e saj dhe fëmijët e tij.

Dy djemtë e xhaxhait dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikike e fizike ndaj viktimës, duke e rrahur brutalisht dhe duke i shkaktuar asaj lëndime trupore. Si pasojë e dhunës, ajo ka marrë lëndime trupore dhe për këtë ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Ndërkohë ka dhënë dëshminë e saj para organeve të hetuesisë, teksa ka shprehur dëshirën që të dërgohet në strehimore, pasi që nuk ndihet e sigurt të vazhdojë të jetojë në shtëpinë e njëjtë me të dyshuarit, shkruan Sinjali.

Njëri prej të dyshuarve është intervistuar në stacion policor dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’.

Related Articles