Çfarë moti do të jetë sot, këto janë temperaturat

Çfarë moti do të jetë sot, këto janë temperaturat

Sot do të mbajë mot i paqëndrueshëm, me diell dhe vranësira, raporton Gazeta Enigma.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat do të lëvizin ndërmjet 10-25 gradë Celsius.

Po ashtu, IHMK ka paraparë edhe shkarkime rrufesh në shumë zona dhe nuk ka përjashtuar mundësinë që në zona të izoluara të bie breshër.

Reshjet me sasi më të mëdha priten në perëndim dhe veriperëndim të Dukagjinit.

Temperaturat minimale pritet të sillen mes 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 22 dhe 25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

Related Articles