Kosova në zhargonin popullor është “nëna e vakive”. Kur çdo gjë shkon mirë nganjëherë syri shikon edhe detajet, dhe gjenë një gabim që më rregullore nuk duhej të ndodhte.
Sot në sfidën e zhvilluar mes Fushë Kosovës dhe Ulpianës në stadiumin “Ekrem Grajçevci” e përfunduar me shifra 1:2, ka qenë një detaj që ndoshta ndeshje ka mundur mos të zhvillohet fare.
Dy skuadrat kanë qenë me fanella bukur të ngjashme, ajo se çka i dallonte skuadrat ishin vetëm çorapet. Me rregullore ekipet duhet të ishin me fanella të ndryshme, por jo të ngjasojnë njëra me tjetrën. Siç duket vëzhguesit kanë mbyllur njërin sy dhe kanë lejuar të vazhdohet takimi.
Kjo sfidë i ka takuar xhiros së katër në grupin B të Ligës së Parë.