Dy fansat më të mëdhenj të Ronaldos, nëna dhe Alex Ferguson festuan golat e CR7

Dy fansat më të mëdhenj të Ronaldos, nëna dhe Alex Ferguson festuan golat e CR7

Cristiano Ronaldo bëri debutimin e tij të dytë me Manchester United dhe atë me plot stil të shtunën pasdite.

36-vjeçari, i cili u kthye te “Djajtë e Kuq” në ditët e fundit të afatit kalimtar veror pas 12 vitesh larg nga “Old Trafford”, frymëzoi Man Unitedin në fitoren 4-1 kundër Newcastle.

Ronaldo riktheu avantazhin e Unitedit me një gol pas një ore lojë, ndërsa Bruno Fernandes dhe Jesse Lingard, hipotekuan tri pikët.

Lexo edhe:

Ishte fillimi perfekt i aventurës së tij të dytë në Man Utd për Ronaldon, i cili u bashkua me Djajtë e Kuq me synimin për të fituar tituj.

Nëna e lojtarit, Dolores, nuk mund të humbiste kthimin në shtëpi të djalit të saj dhe një tifoz ishte ai që kapi reagimin e saj pas golit të parë të Cristianos.

Dy njerëzit që bën më së shumti për karrierën e portugezit ishin aty, për të parë shkëlqimin e tij.

Related Articles