Lisi i merr jetën 63-vjeçarit në Kamenicë (VIDEO)

Në vendin ku gjithnjë gjente qetësinë kamenicasi Gani Isufin, e zuri vdekja.



63-vjeçari që verën e kalonte në vikendicën e tij në fshatin Gjyrshevc të Kamenicës, të premten pasdite u lëndua për vdekje pasi mbi të ra një degë e lisit.

I ndjeri sipas familjarëve fillimisht u rrëzua nga një lartësi prej 3 metrash derisa mori lëndime në brinjë e organe të frymëmarrjes.

Isufi u varros të shtunën në varrezat e fshatit Koretin, derisa policia e këtij rajoni këtë rast e cilësoi si vdekje e dyshimtë. Në raportin 24 orësh të policisë u tha se njësia përkatëse po e heton rastin.

Related Articles