Sot rreth orës 14:45 ka ndodhur një aksident mes një veture dhe dy fëmijëve në Pejë.
Si pasojë e kësaj fëmijët kanë pësuar lëndime trupore.
Rastin për Gazetën “Enigma”, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ndërkaq të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.
“Sot në orën 14:45 policia ka pranuar një informatë për një aksident mes një veture dhe dy personave (fëmijë). Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor”, tha Rugova.