Dy fëmijë me COVID po trajtohen në Pediatri, kjo është gjendja e tyre

Dy fëmijë me COVID po trajtohen në Pediatri, kjo është gjendja e tyre

Në Klinikën e Pediatrisë janë të hospitalizuar fëmijë që po kërkojnë trajtim për shkak të infektimit me COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Violeta Grajçevci.

“Momentalisht në Klinikën e Pediatrisë të hospitalizuar janë dy fëmijë, njëri 1 vjeç dhe tjetri 15 vjeç, po ashtu gjendja e tyre është stabile për momentin”, shtoi Grajçevci.

Drejtoresha Grajçevci, ka bërë të ditur se kjo klinikë ka kapacitete edhe për 21 fëmijë.

“Në Klinikën e Pediatrisë janë gjithsej edhe 21 shtretër të lirë, ndërsa për vaksinimin e fëmijëve në klinikën tonë nuk ka ende asnjë fëmijë të hospitalizuar e të vaksinuar”, tha ajo.

Ndryshe, sot janë shënuar edhe 19 viktima si dhe janë regjistruar edhe 703 raste të reja me COVID-19.

Related Articles