Dy kosovar rrihen me shkop druri nga disa të huaj

Dy kosovar rrihen me shkop druri nga disa të huaj

Policia ka njoftuar se në 24 orët e fundit dy shtetas të huaj kanë sulmuar dy kosovarë në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, raporton Gazeta “Enigma”.

Ngjarja e parë raportohet të ketë ndodhur rreth orës 10:30, ku një shtetas i huaj e ka goditur me grushte viktimën mashkull kosovar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa, një shtetas tjetër i huaj rreth orës 17:30 ka sulmuar me shkop druri për ta sulmuar kosovarin i cili ishte shitës ambulant në shesh.

Viktima   ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport . /Gazeta Enigma.

Related Articles