FC Prishtina gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar transferimin e portierit të talentuar Altin Gjokaj nga FC Drenica, skuadër e cila garon në Ligën e Parë.
Gjokaj ka bërë paraqitje fantastike në dy sezonet e fundit duke zgjuar interesimin e shumë skuadrave nga Kosova dhe jashtë saj, shkruan Gazeta Enigma.
FC Drenica ka konfirmuar transferimin e Gjokajt te Prishtina e në marrëveshje ishin përfshirë edhe dy futbollistë të kryeqytetasve që t’i bashkohen skuadrës nga Skenderaj në huazim gjashtë mujor, por këta dy të fundit kanë refuzuar.
Drenica ka bërë të ditur se Genc Hamiti dhe Ermal Veliqi kanë refuzuar që t’i bashkohen kësaj skuadre, raporton Gazeta Enigma.
“Pjesë e marrëveshjes për transferimin e Gjokajt në FC Prishtina, ishin edhe dy futbollistët drenicas , Genc Hamiti e Ermal Veliqi, për të cilët të dyja ekipet u dakorduan për huazimin e futbollistëve te FC Drenica, si pjesë e marrëveshjes, por që të dy futbollistët refuzuan të bëhen pjesë e Drenicës”, thuhet në njoftimin e Drenicës, përcjellë Gazeta Enigma.