Viti 2022 nuk nis edhe aq mirë për Jose Mourinho, derisa dy lojtarë të Romës rezultuan pozitivë me COVID.
Këtë e konfirmon vetë klubi përmes një shënimi zyrtar.
“AS Roma njofton se, pas kontrolleve të kryera përmes testeve molekulare pas pushimit të aktiviteteve të ekipit të parë, dy futbollistë të vaksinuar rezultuan pozitivë me COVID-19.
Menjëherë janë njoftuar organet kompetente shëndetësore. Lojtarët janë mirë dhe janë në izolim në shtëpi”.
Më vonë kanë dalë edhe emrat dhe bëhet fjalë për Borja Mayoral dhe Stephan El Sharaawy, të cilët do të mungojnë ndaj Milanit.
Por, sakaq, Special One rikuperon Tammy Abraham dhe kapitenin Pellegrini.