Dy medalje në Athinë: E artë Fatjona Kasapi, të bronztën e siguroi Erza Muminoviq

Dy medalje në Athinë: E artë Fatjona Kasapi, të bronztën e siguroi Erza Muminoviq

Kosova ka siguruar dy medalje në Kupën Evropiane për juniorë që po mbahet në Athinë. Një e artë dhe një e bronztë.

Të artën në Athinë e ka fituar Fatjona Kasapi. Ajo në kategorinë deri në 57 kilogramë, e mposhti në finale turken Aysenur Karadag. Xhurdistja pejane ka qenë dominuese në finale, ndërsa vetëm pak sekonda para fundit e realizoj hedhjen “Waza-ari”. Kasapi me fitore e nisi ndaj izraelites, Daniella Zaguri, e më pas e mposhti polaken Oliwia Watorek.

Kasapi po vlerësohet si shpresë e madhe e xhudos, e ku pritet të testohet edhe në seniore. Ndërkaq medaljen e bronztë e ka siguruar,  Erza Muminoviq.

Muminoviq fitoi medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për juniorë që po mbahet në Athinë, ku e mposhti izraeliten Ruth Lavy. Erza fitoi me Ippon, pas dënimeve ndaj izraelites. Muminoviq garoi në kategorinë deri 52 kilogramë. Ajo fillimisht e mposhti greken Martha Papastergiou, kurse më pas fitoi ndaj turkes Humeyra Seras.

Në gjysmëfinale e ndali xhudistja e Serbisë, Nikolina Nisaviq. Për 19-vjeçaren nga Peja kjo është medalja e parë këtë vit

Në Kupën Evropiane në Athinë kanë garuar 300 xhudistë nga 27 shtete të ndryshme. Ndërsa pa medalje në këtq garë mbetën Debora Gjakova, Dardan Cena, Loris Sharapolli dhe Rios Kuka.

Related Articles