Dy ndeshje të forta zhvillohen sot në Superligën e Kosovës në futboll

Dy ndeshje të forta zhvillohen sot në Superligën e Kosovës në futboll

Xhiro e 17-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll do të vijojë me dy ndeshje tejet interesante.

Kampioni në fuqi, Ballkani do ta mirëpresë në Suharekë skuadrën e Llapit.

Suharekasit janë pa fitore në tre ndeshjet e fundit në Superligë (2 barazime, 1 humbje) si dhe u eliminuan nga Kupa e Kosovës nga Rilindja përmes penalltive. “Portokallinjtë” pozicionohen në vend të 3-të aktualisht me 27 pikë, dy më pak se vendi i dytë Malisheva, e plot 10 më pak se lideri Drita.

Llapjanët ndërkohë kanë harruar kur kanë shijuar fitoren në kampionat. Një e tillë e fundit erdhi më 27 shtator në triumfin 3-0 ndaj Suharekës. Që atëherë, ata janë në një ecuri prej 9 ndeshjeve pa fitore në Superligë (5 humbje, 4 barazime), ku tashmë ndodhen në zonën e barazhit – e ranguar në pozitën e 8-të me 17 pikë, shkruan Sinjali Sporti.

Dueli tjetër interesant është ai mes Malishevës dhe Suharekës.

Malishevasit, të cilët ndodhen në pozitën e dytë aktualisht me 29 pikë, do të kërkojnë tre pikët për të bërë presion te lideri Drita, ku ndodhen me 37 pikë.

Klubi nga Suhareka ndërkohë javën e kaluar i dha fund një ecurie prej 6 ndeshjeve në kampionat (3 humbje, 3 barazime), duke triumfuar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Llapit në shtëpi. Klubi verdh e zi ndodhet në pozitën e 5-të me 22 pikë.

Të dyja duelet zhvillohen me orarin e zakonshëm dimëror, duke filluar nga ora 13:00.

Related Articles