Gjatë ditës së sotme rreth orës 9:30 do të mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit, Bleron Ramusholli, për veprën penale “Dhunimi”.
Ndërsa, në orën 10:00 në Kuvendin e Kosovës do të mbahet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere që do të shqyrtoj programin e shpenzimeve të RTK-së për periudhën janar-mars 2021 dhe kornizën afatmesme të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2024.