Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me ndeshjet e javës së 14-të.
Këtë të diel në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshje, të cilat pritet të jenë mjaft interesante.
Liderja në tabelë, Drita, do të luajë kundër Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Skuadra gjilanase, që ka grumbulluar 30 pikë pas 13 xhirove, në këtë ndeshje hyn pas fitores kundër Ferizajt javën e kaluar.
Kurse, llapjanët që nuk po kalojnë formë të mirë këtë sezon, kanë grumbulluar 13 pikë prej 12 ndeshjeve të zhvilluara dhe janë në pozitën e shtatë. Skuadra nga Podujeva nuk di për fitore në tri ndeshjet e fundit, ku ka regjistruar një barazim dhe dy humbje.
Ndeshja tjetër do të zhvillohet në stadiumin ndihmës të qytetit të Gjilanit, mes skuadrës që mbanë emrin e qytetit dhe Dukagjinit.
Gjilani, që ka regjistruar një barazim dhe një humbje në dy ndeshjet e fundit, është i katërti në tabelë me 19 pikë të grumbulluara nga 13 ndeshje.
Në anën tjetër, skuadra nga Klina hyn e motivuar në këtë ndeshje pas fitores në mesjavë kundër Llapit. Klinasit me 12 pikë janë në pozitën e tetë.
Të dy ndeshjet e sotme janë të parapara që të zhvillohen nga ora 13:00. /