Dy përballjet e radhës të raundit të 16-të sot në EURO 2024, Spanja e Anglia kërkojnë çerekfinalen

Dy përballjet e radhës të raundit të 16-të sot në EURO 2024, Spanja e Anglia kërkojnë çerekfinalen

Sot zhvillohen dy ndeshje të tjera të raundit të 16-të të Kampionatit Evropian “EURO 2024”.

Nga ora 18:00, Anglia dhe Sllovakia do të përballen me njëra-tjetrën në Veltins Arena (Gelsenkirchen) e cila ka kapacitetin e 50 mijë ulëseve.

Tre Luanët dhe sllovakët do të kërkojnë fitoren për të synuar kalimin në çerekfinale, ku fituesi i kësaj ndeshje aty do të përballet me Zvicrën.

Dueli tjetër është ai mes Spanjës dhe Gjeorgjisë nga ora 21:00.

Spanja ishte kombëtarja e vetme me bilanc 100% të fitoreve në fazën grupore dhe konsiderohet favorit i padiskutueshëm në këtë përballje.

Fituesi i këtij dueli do të luajë në çerekfinale me Gjermaninë.

Related Articles