Dy persona arrestohen në Prishtinë për vjedhje në një qendër tregtare

Dy persona arrestohen në Prishtinë për vjedhje në një qendër tregtare

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në disa lokale në një qendër tregtare në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit njëri prej të arrestuarve është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar, shkruan Gazeta Enigma.

“Është raportuar për vjedhje në disa lokale në qendër tregtare.  Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer vjedhjen. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri nga ta është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Related Articles