Policia e Kosovës sulmohet sërish me armë zjarri në Zupçe të Zubin Potokut

Policia e Kosovës sulmohet sërish me armë zjarri në Zupçe të Zubin Potokut

Policët e Kosovës janë sulmuar sërish në mëngjesin e kësaj të martë në veri të vendit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani e ka konfirmuar për Gazetën Enigma se sulmi ka ndodhur në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.

Policia e Kosovës janë sulmuar me armë zjarri ka bërë të ditur Kelani.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, konfirmojmë se është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cila kanë njoftuar se njësiti kufitar janë sulmuar me armë zjarri, përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar”, ka konfirmuar Kelani për Gazetën Enigma.

Kelani ka thënë se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar rastin.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, përderisa ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve” tha Kelani./GAZETA ENIGMA/

Related Articles