Dy persona u tërhoqën nga ujërat nën urën që u shemb Francis Scott Key në Baltimore të ShbA-së, njëri në gjendje të rëndë, sipas shefit të zjarrfikësve në Baltimore, James Wallace, raporton AP.
Anija e mallrave duket se është përplasur në një nga mbështetësit e urës gjatë mesnatës kur trafiku pritej të ishte më i lehtë, sipas një videoje të postuar në platformën X. Anija mori flakë dhe prej saj doli tym i dendur dhe i zi.
“Asnjëherë nuk do të mendonit se do të shihnit, fizikisht, Urën e Key të rrëzohet kështu. Dukej si diçka nga një film aksion”, tha kryebashkiaku i Baltimore, Brandon Scott, duke e quajtur këtë “një tragjedi të paimagjinueshme”.