Dy persona janë vrarë dhe katër janë plagosur pas bombardimeve në qytetin lindor të Ukrainës, Zolote, ka thënë guvernatori i rajonit të Luhanskit, Serhiy Gaidai.
“Në një nga ndërtesat e larta u shkatërruan dy kate. Kemi të paktën dy qytetarë të vdekur dhe katër të tjerë të plagosur”, u shpreh ai.
Diku tjetër në Ukrainë, pati më shumë raportime sot për sulme ruse rreth zonave të populluara, raporton Sky News.
Pesë persona u vranë dhe 13 u plagosën pas bombardimeve në qendër të qytetit Kharkiv.
Ndërkohë, kryebashkiaku i qytetit Brovary, i cili është afër Kievit, tha se një sulm me raketa kishte dëmtuar infrastrukturën./Gazeta Enigma/