Dy persona vriten në Gjermani, i treti në gjendje të rëndë

Dy persona vriten në Gjermani, i treti në gjendje të rëndë

Dy persona janë vrarë ditën e djeshme derisa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Bëhet fjalë për ngjarjen tragjike që ndodhi në Gjermani, konkretisht në Baden Wuttemberg.

Siç edhe njoftojnë mediat gjermane, ngjarja ndodhi në kompaninë e inxhinierisë mekanike në Bad Friedrichshall.

Sipas policisë së Heilbronn-it, viktimat janë punonjës të kompanisë.

Thuhet se autoritetet tashmë e kanë arrestuar të dyshuarin. /Gazeta Enigma

Related Articles