Dy serbë e kaluan ilegalisht kufirin, intervenon Policia

Dy serbë e kaluan ilegalisht kufirin, intervenon Policia

Të shtunën e 7 shtatorit një automjet me targa të Serbisë është ndaluar në Zernosek të Leposaviqit në të cilin ishin dy të dyshuar shtetas të Serbisë, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes raportit 24 orësh u bb e ditur se dy serbët nga Serbia në Kosovë kanë hyrë nëpër rrugë ilegale.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Zernosek, Leposaviq  07.09.2024, 22:45. Njësiti policor ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë në të cilën gjendeshin dy të dyshuar meshkuj serb shtetas të Serbisë të cilët kanë hyrë nëpër rrugë ilegale nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles