Dy 16-vjeçarë gjimnazistë nga SHBA janë akuzuar për vrasjen e një mësueseje që jepte spanjisht në shkollën e tyre të mesme.
Trupi i Nohema Graber u gjet më 3 nëntor në një park në Fairfield, Iowa, në të njëjtën ditë kur u raportua zhdukja e saj.
Willard Noble Chaiden Miller dhe Jeremy Everett Goodale janë akuzuar si të rritur bazuar në rrethanat e vrasjes dhe moshën e tyre, tha qyteti në një deklaratë. Atyre iu dha një garanci miliona dollarëshe.
Rezultatet e hetimit paraprak treguan se Graber, trupi i të cilit ishte fshehur nën një pëlhurë gomuar, ka pësuar lëndime në kokë para vdekjes, shkruan CNN.
Policia doli me mesazhe që detajonin vrasjen
Një i njohur i gjimnazistëve të akuzuar u ka dorëzuar autoriteteve informacione për shkëmbimin e mesazheve në rrjetet sociale, të cilat tregonin se Goodale dinte “detaje specifike për zhdukjen dhe vdekjen e Graber”, sipas kallëzimit penal.
“Në mesazhet thuhet motivi i vrasjes, planifikimi i vrasjes si dhe qëllimi për të mbuluar krimin e kryer”, thuhet në njoftim.
“Fairfield County vajton vdekjen tragjike të mësueses Nohema Graber. Gjatë nëntë viteve të saj në Fairfield High School, Graber ka prekur jetën e shumë nxënësve, prindërve dhe kolegëve”, thuhet në deklaratën e distriktit të shkollës Fairfield./Gazeta “Enigma”/